MPJD-ja thotë se nuk ka shtetas të Kosovës të lënduar nga luftimet në Lindjen e Mesme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) njofton se qindra shtetas të Kosovës ndodhen në vende të Lindjes së Mesme dhe se asnjë prej tyre nuk është prekur nga luftimet e ditëve të fundit.
Në një postim në Facebook, Ministria tha se 21 qytetarë të Kosovës ndodhen në Izrael, 331 në Në Arabinë Saudite, rreth 400 qytetarë rezidentë dhe 70 turistë të lajmëruar deri më sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, 75 qytetarë në Katar, përafërsisht 60 qytetarë në Kuvajt, 4 qytetarë në Bahrejn dhe 2 qytetarë në Oman.
“Sipas informacioneve nga misionet tona diplomatike, të gjithë qytetarët tanë aktualisht janë në gjendje të mire shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Ajo u bëri thirrje shtetasve të Kosovës në këto vende të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve lokale, të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në njoftim të radhës dhe të qëndrojnë në kontakt të rregullt me përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Ministria gjithashtu postoi kontaktet ku kosovarët mund të thërrasin për çdo nevojë urgjente.



