MPMS me një njoftim të ri për pensionistët e Kosovës

01 tetor 2020 | 10:27

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës  të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e pensioneve gjatë periudhës janar – 30 shtator 2020, e që për shkak të pandemisë COVID-19 kanë qenë të liruar nga ky obligim.

Prandaj duke filluar nga data 1 tetor 2020 obligohen që të paraqiten në zyrat e pensioneve të MPMS në komunat ku ata jetojnë.

Në të kundërtën do të veprohet sipas ligjeve që janë në fuqi, që do të thotë se ata pensionistë që kanë pasur të lajmërohen gjatë periudhës së lartcekur e nuk lajmërohen deri në fund të muajit tetor 2020 do të suspendohen nga pagesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Angeles Lakersi e ka nisur për mrekulli serinë e…