“Mrekullia në qelinë nr.7” thyen rekord në Francë

28 maj 2020 | 15:15

Filmi turk vazhdon të jetë më i shikuari në vende të ndryshme të botës.

Filmi turk “Mrekullia në qelinë nr.7”, ka lënë gjurmë në të gjithë botën.

Ky film i ka përlotur të gjithë ata që e kanë parë, kurse  shikueshmëria ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e lartë.

Së fundi, bëhet e ditur se ky film ka thyer rekord në Francë duke u shpallur filmi më i ndjekur në platformat dixhitale në dy muajt e fundit.

Filmi ka tërhequr vëmendjen edhe të vipave me famë botërore si: Georgina Rodriguez, Neymar, Dj Snake, Thalia, të cilët publikuar video në rrjete sociale duke e parë atë./Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese pritet të marr sot vendimin për të ardhmen…