MSh-ja njofton se situata e ujit të pijshëm është stabilizuar

31 janar 2023 | 12:43

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se situata me ujë të pijshëm është stabilizuar dhe të gjitha institucionet përkatëse kanë ngritur nivelin e gatishmërisë. MSh-ja ka njoftuar se ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë monitorimin e pandërprerë të uji të pijshëm, derisa edhe qendrat rajonale të shëndetit publik (QRSHP), janë në gjendje gatishmërie.

“Ekipet e Institutit Kombëtar vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie dhe me monitorim të rregullt, në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situatës epidemiologjike do të informoheni në kohë reale. Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti…