MSh-ja po ndërmerr hapa për të fuqizuar në praktikë konceptin e mjekësisë familjare

19 maj 2022 | 17:17

Me moton: “Mjekët familjar, gjithmonë aty për t’u kujdesur”, Ministria e Shëndetësisë ka shënuar Ditën Botërore të Mjekut Familjar, ditë e cila shënohet në gjithë botën.

Dita Botërore e Mjekut Familjar është ditë e veçante për të njohur rolin qendror të Mjekut Familjar në ofrimin e kujdesit shëndetësore personal, gjithëpërfshirës dhe të vazhdueshëm për të gjithë pacientët.

Arsim Berisha, zëvendësministër i Shëndetësisë, ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë përkatësisht Qeveria e Kosovës është e përkushtuar fuqishëm dhe po ndërmerr hapat e nevojshëm për të fuqizuar në praktik implementimin e konceptit të mjekësisë familjare, duke filluar me plotësimet e nevojshme në legjislacionin e shëndetësisë gjatë vitit 2022 me: Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 04/L- 125 për Shëndetësi, Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 04/L-249 për Sigurime Shëndetësore, Përcaktimin e kritereve të Listës së pacientëve dhe zoonimi me të cilat jemi në përfundim të përmbylljes në aspektin ligjor dhe të fillojmë me zbatimin e tyre, etj.

Duke qenë se mjekësia familjare përfshin rreth 80% të dhënies së shërbimeve shëndetësore nga të tri nivelet e kujdesit shëndetësore, zëvendësministri Berisha, tha se mjekësia familjare është specializim që trajton pacientët me larminë me të gjerë të problemeve shëndetësore të pacientëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku me…