MSh-ja publikon numrin e rasteve të reja me Covid dhe të vaksinuarve

26 prill 2022 | 15:26

Ministria e Shëndetësisë ( MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar vetëm shtatë raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 62 doza të vaksinës kundër Covid dhe janë shëruar 13 persona.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.458 doza të vaksinës. Deri më sot 821.788 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.226 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 349 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.431. Në total numri i rasteve aktive është 428”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina e Re dhe Rahoveci do të përballen në “play-out”…