MSh-ja, qytetarëve: Merreni edhe dozën e tretë të vaksinës kundër Covidit!

28 qershor 2022 | 10:17

Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar ditë më parë dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19 edhe për grup-moshën 12 + vjeçare, për personat të cilët kanë mërrë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19 së paku pesë muaj më parë.

“Vaksinimi kundër Covid-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa hezitim”, ka njoftuar MSh-ja.

Sipas MSh-së, vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga Covid-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” organizon sot përurimin e…