MSh-ja shpërndan maska mbrojtëse për disa institucione dhe organizata

13 korrik 2020 | 18:46

Me qëllim që të ndihmojë në përballimin e pandemisë Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë për disa institucione të vendit një numër simbolik të maskave mbrojtëse për personelin e tyre.

Gjatë ditës së hënë disa institucione i kanë pranuar këto maska mbrojtëse, derisa disa të tjera ato do t’i pranojnë nesër.

Maskat janë ndarë për Bashkësinë Islame të Kosovës 500, Ipeshkvinë e Kosovës 250, Rektoratit të UP-së 500, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial nga 150 maska.

Në këtë aktivitet që, ndër të tjera, synon edhe ta promovojë bartjen e maskës si një masë mbrojtëse të drejtpërdrejtë për qytetarët e vendit pavarësisht se në çfarë institucioni apo organizatë shërbejnë, do të përfshihen edhe institucione të tjera.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë raportimit të tij rreth…