MSh-ja: Vaksinimi mbetet mënyra më efektive për t’u mbrojtur nga Covidi

27 dhjetor 2021 | 11:47

Imuniteti i krijuar nga infektimi me Covid-19 mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infektimi.

Këtë e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi, ku thekson se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për t’u mbrojtur nga Covid-19.

MSh-ja ka bërë thirrje që të zbatohet të gjitha masat që janë në fuqi dhe të bëhet vaksinimi.

“Inkurajoni edhe të tjerët për vaksinim të plotë. Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy të vdekur është bilanci i aksidentit që ndodhi mbrëmë…