MTI-ja do të ndajë grant prej 400 mijë euro për gratë ndërmarrëse

26 nëntor 2020 | 08:26

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të ndajë një grant prej 400 mijë eurosh për gratë ndërmarrëse me qëllim të ndihmës për gratë që janë në biznes, raporton Ekonomia Online.

Sipas zyrtarëve të kësaj ministri, ky projekt është në fazën përfundimtare dhe se po bëhet më qëllim të ndihmës së prodhuesve vendës, e sidomos grave ndërmarrëse.

Albert Maxhuni, shef i kabinetit të ministrit të Tregtisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se me vendimin që është marrë, granti do të jetë në vlerë prej 400 mijë eurosh.

“Tash jemi te grandet për gratë ndërmarrëse. Kjo është në fazën finale. Shuma është  400 mijë euro që do të shërbejë për gratë ndërmarrëse. Disa kritere që janë për të përfituar, duhet të kenë  punëtore të regjistruar, mos të jenë nën hetime, të jenë pagues të rregullt të tatimeve”, ka thënë Maxhuni.

Ai, po ashtu, ka përmendur se në këtë ministri është rritur edhe numri i inspektimeve, kur nga qershori deri në tetor janë bërë 640 inspektime të bizneseve të ndryshme.

“Ministri Krasniqi ka rritur edhe numrin e inspektimeve dhe nga qershori deri në tetor është dyfishuar numri i inspektimeve, pra janë 640 inspektime dhe janë mbi 460 lëndë të përfunduara, pra është një numër minimal i lëndëve që nuk kanë përfunduar këto 4 muaj”, ka thënë Maxhuni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri global i rasteve të konfirmuara të coronavirusit arriti 60…