MTI-ja, OEK-u dhe Dogana me memorandum bashkëpunimi për lehtësimin e tregtisë

25 mars 2019 | 14:20

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe ata të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), si dhe të Doganës së Kosovës, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për të promovuar portalin për tregti “Udhëzuesi i Tregtisë Ndërkombëtare”.

“Kjo platformë është lansuar në shkurt të këtij viti përkrahur nga projekti regjional të USAID-it për RRER (Rritja Ekonomike Regjionale)- Komponenta për lehtësimin e Tregtisë, si vazhdimësi e platformës së krijuar në vitin 2013, në kuadër të Projektit të USAID-it për Përmirësimin e Mjedisit Afarist (PPMA)”, është thënë në njoftimin e MTI-së.
Sipas këtij njoftimi, udhëzuesi për Tregti Ndërkombëtare, ka për qëllim të ndihmojë eksportuesit dhe importuesit e mallrave dhe shërbimeve në Kosovë për të kryer transaksione ndërkombëtare të tregtisë. “Është një udhëzues i mirë edhe për kompanitë e huaja që konsiderojnë tregtinë me Kosovën dhe ofron informacione me rëndësi për ta”, thuhet në njoftim.
Sekretar i Përgjithshëm në Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci, ka thënë se përmes kësaj platforme kompanitë do të marrin informacionet e nevojshme. “Bashkëpunimi jonë institucional tregon qartë për gatishmërinë e Kosovës për rritjen e transparencës, veçanërisht në aspektin e tregtisë. Ne në kuadër të këtij projekti, kemi identifikuar për herë të parë lejet e dhe licencat e nevojshme që lëshuara nga autoritetet Kosovare në fushën e tregtisë, të cilat gjinden në këtë portal”, ka deklaruar Rreci.

Memorandumi i nënshkruar të hënën parasheh bashkëpunimin në përditësimin e të dhënave ekzistuese, plotësimin e saj me të dhëna të reja dhe promovimin e kësaj platforme me qëllim që të rritet besueshmëria e kompanive në lidhje me informacionin e ofruar në të. “Bashkëpunimi parasheh edhe shkëmbimin e zyrtarëve dhe ekspertëve me qëllim ngritjen e kapaciteteve institucionale në kuadër të komponentës për lehtësimin e tregtisë”, përfundoi komunikata e MTI-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti i futbollit në Kosovë, Genc Sermaxhaj për “Epokën e…