Muçi zgjidhet në formacionin e javës në Turqi

24 prill 2024 | 13:00

Kupa e Turqisë është një trofe të cilin Beshiktashi i Ernest Muçit e kërkon me ngulm pas dështimit për të fituar titullin kampion këtë sezon. Të martën është luajtur gjysmëfinalja e parë kundër Ankaraguçu në transfertë, teksa rezultati përfundimtar ishte barazimi 0-0.

Pa gola dhe çdo gjë do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 7 maj. Ndërkohë, Muçi dhe Rashica ishin përzgjedhur titullar për këtë takim. Lojtari i Kombëtares shqiptare luajti deri në minutën e 88-të, por nuk arriti të linte gjurmë në këtë takim.

23-vjeçari vijon të luajë mbrapa sulmuesve si një fantazist edhe pas largimit të Fernando Santos nga stoli. Aktualisht ekipin po e drejton ndihmësi Topraktepe. Megjithatë, Muçi arriti të zinte vend në formacionin më të mirë të javës në Turqi. Kjo, pasi Ernesti shënoi në fitoren 2-0 që Beshiktashi arriti po kundër Ankaraguçusë këtë fundjavë që shkoi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) i është afruar heqjes së masave kufizuese…