Muhamet Hamiti: Kjo qeveri me vite ka thënë se ‘Zajdenica’ nuk kalon, Kurti tha se Asociacioni kalon me 6 kushte

03 shkurt 2023 | 23:47

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka thënë se qeveria Kurti me vite ka thënë se ‘Zajednica nuk kalon’.

Hamiti në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se Kurti dje tha Zajednica nuk kalon, por Asociacioni kalon me gjashtë kushte.

Sipas tij, këto kushte, Kurti do të duhej të ia shtronte bashkëbiseduesve të tij për dialogun.

“Kemi një qeveri që me vjet kanë thënë se Zajdenica nuk kalon, dje Kurti tha se Zajednica nuk kalon, por Asociacioni kalon me 6 kushte. Ai do duhej të ia shtronte këto bashkëbiseduesve të vet. Asociacioni duhet të jetë patjetër në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ky pushtet aktual me vite ka thënë se Asociacioni ka vdekur, një vendim që qartë thuhej se duhet bërë, këta vepronin sikur e ka zhbërë Gjykata Kushtetuese”, tha mes tjerash, Hamiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
32-vjeçari shqiptar Oriol Lame, që shkaktoi aksidentin tragjik me 4…