Muhamet Hyseni, ‘Ylli i javës” në Superligë

29 shtator 2023 | 13:01

Futbollisti i KF Llapi, Muhamet Hyseni e ka fituar çmimin “Ylli i javës” për javën e 7-të të Albi Mall Superligës.

Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Muhamet Sylejmani, Selatin Jerliu, Fatmir Mehmeti, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë sulmuesit te skuadrës llapjane, pasi në ndeshjen në udhëtim kundër FC Malisheva ishte lojtari më i dobishëm dhe efikas në fushë duke shënuar dy gola, duke i mundësuar kësisoj ekipit të tij që në minutat shtesë të fitojë tri pikë të rëndësishme për ta ruajtur kreun e tabelës në elitë.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e K.F. Llapi Muhamet Hyseni e ndau Andi Sadiku, dizajner grafik në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur për vlerësimin duke premtuar spektakël golash edhe në xhirot e ardhshme, për faktin që skuadra e tij po tregon karakter të lartë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam shpallur ‘Ylli i javës’. Ky çmim realisht më motivon edhe më shumë për të punuar dhe realizuar edhe gola tjerë. Kemi nisur shumë mirë edicionin e ri dhe realisht jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat tona. Kam besimin maksimal të shtabit teknik, bashkëlojtarëve dhe tifozëve, gjë që u falënderohem në maksimum. Tifozëve u premtoj edhe gola tjerë që së bashku të arrijmë suksese”, ka thënë Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëpërmjet një postimi në Instagram ka realizuar një selfie ku…