
Muhamet Mavraj: Presidenti duhet të zgjedhet drejtpërdrejt nga qytetarët
Profesori universitar, publicisti dhe botuesi i gazetës “Epoka e re”, Muhamet Mavraj, ka reaguar ndaj situatës së fundit, zgjedhjes së presidentit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se presidenti duhet të zgjedhet drejtpërdrejt nga qytetarët. Pastaj edhe kryeministri.
“Të përshtatet kushtetuta, ka mjaft kohë. Disa kombe bëjnë kështu. U bëmë horë për asgjë: Për 6 vjet, pesë kryeministra! Nëse dështojnë për kryetarin, i gjashti kryeministër në pranverë”, ka shkruar Mavraj, duke theksuar se me këta liderë egoistë, po përceptohemi si shtet i dështuar.
Postimi i plotë i tij:
Nuk do të shkoj në debate për temën e zgjedhjes së kryetarit të shtetit, sepse kam vetëm një ide, DEMOKRACINË DIREKTE, dhe kandidatin ideal: Qytetarët!
Kryetari duhet të zgjedhet drejtpërdrejt nga qytetarët. Pastaj edhe kryeministri. Të përshtatet kushtetuta, ka mjaft kohë. Disa kombe bëjnë kështu.
U bëmë horë per asgje: Për 6 vjet, pesë kryeministra! Nëse dështojnë për kryetarin, i gjashti kryeministër në pranverë! Me këta liderë egoistë, po përceptohemi si shtet i dështuar!