Muhamet Mavraj: Sot është Dita e Studentëve

01 tetor 2025 | 09:33

Sot bëhen 28 vjet nga protesta e Lëvizjes Studentore e vitit 1997. Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat të cilat u organizuan për ta kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga të cilat studentët ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve ’90.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë dhe profesorë nga universiteti dhe imponoi planprogramin serb për mësim.

Kjo protestë konsiderohet një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për ta shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.

Në ballë të kësaj proteste ishin liderët e Lëvizjes Studentore, Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi dhe Albin Kurti, së bashku me rektorin e atëhershëm të Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci.

Pas tyre në këtë protestë ishin edhe mijëra studentë dhe profesorë.

Lëvizja Studentore e ’97-s u bë simbol i rezistencës së rinisë dhe qytetarëve të Kosovës ndaj regjimit serb dhe u shndërrua në promotor të luftës për liri dhe pavarësi.

Muhamet Mavraj, njëri nga liderët e Lëvizjes Studentore e ka shkruar në “Facebook” se sot është Dita e Studentëve.

“Mendimet e mia dhe të rrahurat e zemrës janë me studentët e arsimtarët dëshmorë, të gjithë dëshmorët,  dhe me burrat në Hagë: strategët e lirisë”.

“Respekt për 22 mijë studentët e 97-s të cilët në shtatë qendra universitare u ngritën për t’i vënë supet atdheut drejt lirisë, hap pas hapi. I tërë kombi atë ditë ishte me studentët”.

“Gjithkush bën sipas mendjes ose shkon sot ku i thotë zemra. Kështu po ia bej edhe unë”, ka shkruar Mavraj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan po vazhdon fushatën zgjedhore.…