
Muhamet Selmani, kandidati me numër 17 i PDK-së: Me Uran Ismailin kryetar, mbështetja për bizneset nuk do të mungojë
Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Muhamet Selmani, ka vizituar fabrikën e re në ndërtim për përpunimin e mobiljeve “Grannde Mobile” në Barilevë, e cila është në pronësi të Besart Koskovikut.
Selmani tha se familja Koskoviku ka traditë të gjatë në prodhimin e mobiljeve dhe përpunimin e drurit, duke theksuar se nga një punëtori e vogël dikur, sot kjo familje ka ngritur mbi pesë mini fabrika që merren me prodhimin e mobiljeve, kuzhinave, dyerve dhe dritareve.
Ai shtoi se me Uran Ismailin kryetar, komuna do të ofrojë përkrahje të vazhdueshme për bizneset vendore.
“Djem si Besarti, Ademi, Ajeti, Arjani e të tjerë janë shembull se si puna dhe përkushtimi sjellin zhvillim. Me Uran Ismailin kryetar nuk do të mungojë mbështetja e komunës për bizneset si kjo e Besartit”, tha Selmani.
Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve dhe banorëve të kësaj ane që të përkrahin PDK-në në zgjedhjet e ardhshme.
Postimi i plotë:
Në kuadër të fushtës time, kam vizituar fabriken e re në ndërtim për përpunimin e mobiljeve Grannde Mobile në Barilevë, me pronar Besart Koskoviku. Besarti rrjedh nga një familje me tradit, e cila është marr me prodhimin e mobiljeve dhe përpunimin e drurit për shumë vite e dekada më parë.
Më gëzoj fakti kur mësova, se nga kjo familje e cila dikur kishte vetëm një puntori të vogël për përprunimin e drurit, sot nga kjo familje janë ngritur më shumë se pesë mini fabrika që merren me prodhimin e mobiljeve, kuzhinave, dyerve e dritareve.
Djem si Besarti, Ademi, Ajeti, Arjani, e djem të tjerë të familjes Koskoviku, ka plot në anën tonë.
Me Uran Ismaili kryetar nuk do të mungojë përkrahja dhe mbështetja e komunës për bizneset si kjo e Besartit.
Prandaj e ftoj çdo qytetar dhe banor të anës ton të na përkrah në këto zgjedhje që jan të rëndësishme për të ardhmën e Prishtinës dhe fshatrave tona.
#kohapërprishtinën
#kohapërBarilevën
Uran Ismaili kryetar,
Muhamet Selmani #17