Muharremi: Buxheti 2026, vazhdim i politikave të vjetra që dëmtojnë ekonominë e Kosovës
Postimi i plotë:Nuk arrita me e përcjellë debatin në Kuvend rreth Buxhetit 2026, por buxhetet e shtetit i kam analizuar detaisht rregullisht për rreth 20 vite.
Nga ajo që kam lexuar sipërfaqësisht, ky buxhet nuk sjell asgjë të re. Vazhdojmë me politika sociale, duke rritur ndihmat, por në dëm të investimeve.
Një gjë që duhet ta mësojë LVV dhe Qeveria është se nuk mund të kemi demokraci sociale pa një ekonomi të fortë. Është thelbësore të kuptohet se social-demokracia financohet nga sektori privat dhe bizneset.
Nëse nuk ke biznese të forta, dështon edhe qëllimi social. Kjo qeveri nuk i ka ndihmuar bizneset. Në fakt i ka dëmtuar.
Me energjinë, kryesisht, i ka goditur rëndë. Por as nuk ka asnjë person përgjegjës për ekonomi. Krejt dikasteret janë të shpërndara. Ke financa, energji, tregri… por askush në këtë qeveri nuk është përgjegjës për ekonomi. Nëse nuk besoni, shiqojeni me kujdes strukturën e ministrive dhe qeverisë dhe kompetencat e tyre dhe shiqoni a po mundeni me gjetë kush është përgjegjës për ekonomi në qeverinë e Kosovës. Askush.
Nga politikat e këtilla, kemi pasur një inflacioni kronik me vite që ka gjeneru migrimi dhe e kanë deformuar tregun e punës për shkak se kërkohen punëtorë por ska cilësi që kërkohet. Në fund puna është e shtrenjtë se nuk është cilësore sa nevojitet.
Ndërsa çmimet janë rritur dramatikisht e familjet e qyetetarët janë varfëru ndjeshëm vitet e fundit me këtë model të buxheteve.
Klima për bërje biznesi dhe investime është jo e favorshme, prandaj nuk kemi investime të reja dhe disa kompani po dalin nga Kosova.
Kjo qeveri e ka rritur deficitin tregtar në mallra nga 2.8 miliardë euro në 2021 në 6 miliardë euro vitin e fundit. Me këtë trend, nëse e përfundon mandatin, mund të shkojë në 10 miliardë deficiti në vit në mallra!
Përndryshe, më gëzon fakti që shumë deputetë të opozitës kanë qenë tepër të mirë në diskutimet dhe elaborimet e tyre rreth buxhetit.
Jam i bindur se kompetenca për ekonomi, financa, energji dhe tregun e punës sot është më shumë në anën tjetër, te opozita. Një qeveri e mençur do ti dëgjonte me kujdes dhe do ti adaptonte propozimet dhe vërejtjet e tyre. Po kjo nuk ka me ndodhë se këtu kritika nuk vlerësohet, përkundarzi.
Sidoqoftë, pa një ndryshim të theksuar në strukturën e buxhetit dhe në alokime, nuk ka ndryshim të drejtimit ekonomik.
Duhet së paku 1 miliard euro në vit për mbështetje direkte për bizneset dhe prodhuesit tonë. Duhet qasje në energji të lirë që e prodhon KEK, e jo me ju shitë me kosto “PREMIUM” nga jashtë.
Këtu intervenime serioze do ta stabilizonin ekonominë dhe do të ndihmonte në uljen graduale të deficitit në mallra, sepse prodhuesit vendorë do të përfitonin drejtpërdrejt. Kjo do i stabilizonte edhe cmimet e larta tashmë të konzumit.
Edhe në bujqësi duhet ndryshuar thelbësisht metoda. Orientim drejt zëvendësimit të importit me prodhime vendor aty ku ka mundësi dhe potencial do të ulte importin, do ruante paranë në ekonominë tonë dhe do rriste ekonominë.
Inflacioni, cmimet, energjia… janë sfidat kryesore të ekonomisë. E as në energji nuk ka plane konkrete, se duhen së paku 500MW kapacitete të reja me fillu menjëherë për me pas sadopak shpresa që mundet me pas gjasa ekonomia jonë.
Një deklaratë e kryeministrit se “po mundohemi ta adresojmë inflacionin me çmime tavan” është bizare dhe nuk kryen punë, aspak. E padobishme dhe jofunksionale është kjo qasje kur ti mundohesh me ju impunu në treg cmimet bizneseve. Kjo do të dështoj ende pa fillu me u zbatu se ekonomia e tregut kur ti importon thujase gjithcka që konzuon nuk ti vet letrat shumë.
Inflacioni dhe çmimet nuk kontrollohen duke ndërhyrë administrativisht në treg, por duke bërë politika që e përmirësojnë prodhimin, ofertën dhe konkurrencën.
Struktura e këtij buxheti, por edhe e qeverisë, është e vjetëruar. Shumë e vjetër dhe e padobishme, pa efekt në ekonomi dhe shërbime publike.
Kjo strukturë e qeverisë dhe buxhetit është logjikë e kohës së UNMIK-ut dhe e viteve 2000, kur Kosova po ndërtonte institucionet bazike.
Sot sfidat janë krejtësisht tjera, poashtu edhe nevojat. Prandaj duhet të ndryshojmë bë thelb edhe strukturën e qeverisë, edhe filozofinë e buxhetit. Por, fatkeqësisht, aktualisht kjo qeveri nuk ka as vullnetin e as dijen, me gjasë, për ta bërë një gjë të tillë.
Prandaj, nga ky buxhet dhe kjo metodë nuk pritet asgjë e re.
Do të vazhdojmë me modelin e njëjtë. Ndihma sociale, konsum, import, rritje të deficitit dhe dalje të parasë nga ekonomia jonë, derisa deficiti në mallra të arrijë në 10 miliardë në vit.
Këto trende do të vazhdojnë të ushtrojë presion mbi bizneset vendore, të cilat do ta ndjejnë konkurrencën e importit dhe pabarazinë në tregti.
Migrimi nuk ndalet në këto kushte, sepse nuk ka asnjë politikë të balancimit rajonal. Rreth 50% e aktivitetit ekonomik është e përqendruar në qendër, rreth Prishtinës. Rajonet tjera po zbrazen. Me gjasë, rreth 300,000 persona janë larguar nga këto rajone vitet e fundit.
Derisa ndryshon dicka në metodë, qasje dhe filozofi qeverisëse dhe ekonomike, Kosova do të vazhdoj të përballohet me sfida serioze duke fillu nga energjia deri tek cmimet e papërballueshme për qytetarin dhe familjet. Ky buxhet na konfirmon vazhdimin e rrugës së vjetër dhe drejtimit ekonomik që tashmë ka prodhura efekte negative për Kosovën.



