Muharremi: Çmimet e perimeve të freskëta janë rritur gati 100% prej 2020

25 maj 2025 | 18:09

Shenoll Muharremi ka kritikuar statistika për inflacionin, duke i cilësuar ato si mashtruese për qytetarët, raporton GazetaBlic.

Ai thekson se, ndërsa norma mesatare e inflacionit për vitin 2024 është raportuar si 1.6%, realiteti është shumë më shqetësues.

“Çmimet e perimeve të freskëta (TM4) janë rritur gati 100% që nga viti 2020”, shkruan Muharremi, duke theksuar se edhe pse inflacioni i vitit është i ulët në raport me të dhënat zyrtare, çmimet e produkteve të tjera janë në kulmin e tyre.

Ai shton se, për shkak të një stabilizimi të mundshëm të çmimeve në tremujorin e fundit dhe gjatë verës, masat zyrtare për inflacionin nuk pasqyrojnë realitetin për shumë produkte.

“Mos i besoni krejt çka ju servojnë”, paralajmëron Muharremi, duke iu bërë thirrje qytetarëve të kuptojnë se çfarë po ndodh me çmimet dhe inflacionin në jetën e përditshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filozofi dhe publicisti Shkëlzen Maliqi në leximin e tij të…