Muharremi: E turpshme vardisja e një pjese të LDK-së ndaj VV-së për pushtet

18 qershor 2026 | 23:27

Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj diskutimeve dhe zërave brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për një bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke e cilësuar këtë qasje si të padenjë dhe pa dinjitet politik.

Përmes një postimi publik, Muharremi ka thënë se është “e turpshme” mënyra se si, sipas tij, një pjesë e LDK-së po i vardiset LVV-së për të qenë pjesë e pushtetit. “Po si, a nuk ishit ju ata që deri dje e quanit Albin Kurtin autokrat dhe të rrezikshëm për Kosovën? A nuk thoshit se janë të korruptuar dhe po i shërbejnë mafias energjetike? Çka ndodhi tash, u harruan të gjitha?”, ka shkruar ai. Muharremi vlerëson se një koalicion i mundshëm mes dy partive nuk ka logjikë politike dhe programore, duke argumentuar se LVV-ja përfaqëson politika të majta, ndërsa LDK-ja ka profil të djathtë. Sipas tij, LDK-ja nuk duhet të fokusohet në hyrjen në qeveri, por në reflektimin e brendshëm për rezultatet zgjedhore dhe gjendjen aktuale të partisë. “LDK nuk duhet me qenë pjesë e asnjë pushteti, por duhet me u marrë me veten. Me u pyet pse në tri palë zgjedhje nuk po arrin me ba bash kurgjo. Me ndryshu veten dhe me marrë përgjegjësi për rezultatet dhe strategjinë që e ka thellu ndarjen në vend të bashkimit”, ka theksuar Muharremi. Në fund, ai ka paralajmëruar se hyrja në një koalicion të tillë do të ishte në kundërshtim me parimet dhe premtimet e deritanishme të LDK-së, duke shtuar se partia rrezikon të humbasë edhe më shumë identitetin e saj politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona dyshohet se janë plagosur sonte në rrugën “Papa…