Muharremi: Gjasat më të mëdha për me shkuar në opozitë i ka Vetëvendosje
Analisti Shenoll Muharremi, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje ka trend të rënies dhe gjasat janë të mëdha që kjo parti të shkojë në opozitë.
Muharremi ka renditur dështimet e LV-së dhe krizën që Kosova ka përjetuar nën qeverisjen e saj.
“Gjatë qeverisjes 5-vjeçare kemi pasur rritje astronomike të çmimeve, ku standardi i jetesës dhe fuqia blerëse e kosovarit është gjunjëzuar. Kemi pasur bllokada dhe kriza më të dëmshme vitin e fundit, ku shumica absolute e qytetarëve e shohin LV-në si fajtor dhe protagoniste. LV-ja është në trend rënieje apo korrigjimi dhe kjo është konfirmuar disa herë deri tani. Nga 50.2 % në 42.3 %, e pastaj 40 % dhe 37 % në matjet e fundit. Kushedi sa është sot, kur pakënaqësia është rritur edhe më shumë”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Postimi i plotë:



