Muharremi: Krejt çka di Kurti për ekonomi është me ua ble votat qytetarëve me nga 100 euro

12 prill 2026 | 18:21

Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj ekonomisë, duke thënë sekrejt çka din është me jau ble votën me nga €100 qytetarëve ma të varfër në Europë”.

Ai e akuzoi Kurtin se jeton në një “univers paralel”, ndërsa theksoi se inflacioni i lartë dhe kriza energjetike janë dëshmi e dështimit të Qeverisë. Sipas tij, ekzekutivi nuk ka arritur të adresojë as krizën e naftës dhe as të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji tash e disa vite.

Muharremi po ashtu hodhi poshtë pretendimet për rritje ekonomike, duke e akuzuar Qeverinë për përpjekje të pasuksesshme për të mashtruar opinionin publik.

Postimi i poltë:

Ndoshta Albini ka fillu me jetu në kokën e tij, në një univers paralel ku e ka kriju një realitet tjetër. Qysh inflacioni në disa raste të ka shku në 42.5% (mars 2026, ASK), e ti flet kopalla për ekonomi. A mendon që ata në Londër nuk kanë internet e nuk janë të informuar për ekonominë e Kosovës? Mos e korit vetën e Kosovën, se askënd nuk mundesh me mashtru me kësi lloj pallavra. Edhe në Gjermani jeni mundu me rrejt duke thënë 8.3% e kemi rritjen ekonomike, po ska pi ujë, se askush so budallë në epokën e informimit e teknologjisë. Një energji ske qenë në gjendje me rregullu qe 6 vjet, e as për krizën e naftës ske ba kurgjo. Spo flas për deficit tregtar dhe kushtet e vështira për biznes. Krejt çka din është me jau ble votën me nga €100 qytetarëve ma të varfër në Europë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër astronautët e misionit Artemis II kanë rrëfyer për herë…