Muharremi: Nëse ndodh ndonjë incident apo parregullësi në Mitrovicë, përgjegjës kryesor është Albin Kurti!
Analisti, Shenoll Muharremi, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend e veçnarisht në Mitrovicë ku u raportua për një kafene që është mbyllur ku pritej të shkonte kryeministri në detyrë Kurti.
Muharremi ka thënë nëse ndodh ndonjë tensionim, incident apo parregullësi në Mitrovicë, përgjegjës kryesor dhe nxitës është Albin Kurti.
Reagimi i plotë:
Ku janë Memli e Lumiri? A po i sheh dikush duke shkuar e duke interferuar, duke u bërë presion qytetarëve? Jo, ata po sillen si njerëz normalë dhe të matur. Të dy janë në shtabet e tyre duke ndjekur zhvillimet.
Për më tepër, Kurti po e bën gjithë këtë “zullum” me resurset e qeverisë pra, të shtetit. Me gjithë ata xhipa të zinj e me bodigardë.
Nëse humb sot në Mitrovicë, ruaje nivelin dhe trego pak dinjitet. Nëse fiton, ajo fitore s’të vlen asgjë sepse është një fitore e imponuar, me ndikim të paprecedent që nuk e kemi parë më parë.



