Muharremi: Përballimi i çmimeve nuk po vjen nga rritja e të ardhurave, po mbështetet në borxhe

03 gusht 2025 | 12:55

Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi, ka reaguar edhe sot ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, i cili një ditë më parë tha se qarkullimi i bizneseve në Kosovë ka arritur një rekord prej 10.7 miliardë eurove për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Sipas Muharremit, rritja e qarkullimit nuk është tregues i përmirësimit të jetës së qytetarëve, por rezultat i një ekonomie që po mbahet mbi borxhin familjar dhe kreditë bankare.

Muharremi citoi të dhënat e BQK-së sipas të cilave borxhi familjar është rritur 118% në vetëm tre vjet, nga 1.18 miliardë euro në janar 2021 në 2.57 miliardë euro në dhjetor 2024.

“50 kafe, 100 euro”, kredia, borxhi, çmimet, inflacioni, ekonomia… krejt po lidhen!”, shkroi Muharremi në reagimin e tij.

“Një pjesë e madhe e ‘përballimit’ të çmimeve nuk po vjen nga rritja e të ardhurave… por nga rritja e kredive dhe borxhit”, përfundoi ai.

Postimi i plotë i Muharremit:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet e ftohta nordike po përvëlohen nga një nxehtësi e…