Muhaxheri i LDK-së: S’ka bisedime me LV-në për formimin e qeverisë

21 tetor 2025 | 15:38

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, ka mohuar zërat se ka negociata të fshehura me Lëvizjen Vetëvendosje (LV) për koalicion për formimin e Qeverisë së re.

Sipas tij, nuk ka asnjë lloj bisedimet me LV-në për këtë çështje.

Muhaxheri ka thënë se LDK-ja e kishte dhënë opsionin e saj për qeveri tranzitore unifikuese, por kjo ide nuk ishte përkrahur nga Kurti.

“Jo, jo, nuk ka, e as nuk ka me pas negociata me LV-në. Nuk ka preferenca për koalicion. Ne e kemi dhënë opsionin tonë për qeveri tranzicioni. Kurti nuk ka dashur. Tash është vonë”, ka thënë Muhaxheri për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z.…