Muhaxhiri pas vizitës se Grenellit në LDK: Zgjedhje s’duhet të ketë, por zgjidhje

23 janar 2020 | 13:45

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri pas takimit të Isa Mustafës me të dërguarin special të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se pavarësisht asaj që zyrtari amerikan ka deklaruar, vet prania e tij në Prishtinë është mesazh i qartë.

Në bisedë për “RADIO 1”, Gazmend Muhaxheri ka komentuar praninë amerikane në Prishtinë duke thënë se një veprim i tillë është domethënës edhe për ndërtimin e qeverisë.

“Pavarësisht asaj që u tha, vet prania amerikane në Prishtinë, prezenca e lartë tregon, mendoj unë, se mesazhi është i qartë. Zgjedhje nuk duhet të ketë dhe të gjendet zgjidhje. Pra në orët në vazhdim të shohim a do të ketë lëvizje”, ka thënë Muhaxheri.

Më tutje, Muhaxheri ka thënë se tani pritet të ketë reflektim për formimin e qeverisë, ku sipas tij i takon Kurtit ta bëjë një gjë të tillë pas tashmë ai është mandatar për ekzekutivin e ri.

Muhaxheri ka konfirmuar se as sot nuk ka pasur zhvillime sa i përket takimeve apo kontakteve Mustafa-Kurti.

“Ne mbetemi në qëndrimin tonë. Nuk ka lëvizje dhe reflektimi i përket tani Kurti, ai është mandatar dhe ashtu duhet të sillet. Oferta jonë mbetet dhe është shumë korrekte. Unë nuk kam dhënë ultimatume e as nuk po jap, porse deri të dielën e kemi caktuar në mënyrë që nëse nuk ka marrëveshje me ne, atëherë të ketë kohë për negociata të tjera. Mos t’i humbë koha Kurti”, ka thënë Muhaxheri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nicolas Otamendi në vitin 2015 për 44.5 milionë euro u…