Muhaxheri: Lista Serbe është oksigjen për LVV-në

12 dhjetor 2025 | 08:08

Analisti Artan Muhaxheri tha se LV dhe Lista Serbe e mbështesin njëra-tjetrën.

“Lista Serbe është oksigjen për LV-në, pa Listën Serbe LV-ja do të bjerë jashtëzakonisht shumë në zgjedhje”, tha Muhaxheri.

Muhaxheri në RTV21 tha se Albin Kurti do të bëjë gjithçka për t’i fituar zgjedhjet, por sipas tij nuk do ta arrijë një gjë të tillë.

“Nuk do lë gur pa lëvizur, por nuk do t’i fitojë, është komplet e pamundur. Do ta shohim edhe gjuhën; unë po them që ajo gjuha hajvan do të harrohet, do të dalin terma më të ashpër, sepse sa më shumë që e kupton se është larg 50%, ai do të egërsohet. E duke u egërsuar më shumë, nuk ka kontroll çka flet”, u shpreh Muhaxheri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i paralajmëroi shtetet e NATO-s…