Muhaxhiri: LV-së do t’i kthehet si bumerang iniciativa e mocionit

07 gusht 2020 | 11:54

Analisti politik Artan Muhaxhiri e ka vlerësuar si të dështuar iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosjes për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti.

Ai ka thënë se nëse kjo iniciativë nuk e ka përkrahjen e PDK-së dhe të ndonjë partie të koalicionit qeverisës, mocioni i mosbesim nuk mund të këtë sukses.

“Në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka përkrahjen opozitare të Partisë Demokratike të Kosovës, e as të ndonjërës prej partive të koalicionit qeverisës, prandaj nuk ka asnjë gjasë për sukses”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, me këtë iniciativë LV-ja po synon prezencë më të madhe mediale. “Ekzistojnë dy lloj mocionesh për shkarkime qeverish: kur paraprakisht sigurohen 61 vota dhe menjëherë ndërtohen aleancat për qeverinë e ardhshme, si dhe kur nuk sigurohen votat e domosdoshme ndërsa tentohet të krijohet një perceptim publik për potencialitetin e një plani të tillë dhe synohet prezencë e shtuar mediale”, ka deklaruar Muhaxhiri./kk/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se…