Muja i LV-së: Ka koordinim në mes të PDK-së dhe LDK-së për arrestimin e ministrave tanë

17 korrik 2025 | 16:39

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka dal me një pretendim të çuditshëm.

Ai thënë se PDK-ja dhe LDK-ja janë duke u koordinuar për arrestimin e ministrave në detyrë.

“Nga konferenca e djeshme e PDK-së dhe LDK-së u kuptua qartë: ka koordinim dhe orkestrim politik për arrestimin e ministrave tanë. LDK-ja, si gjithmonë, mbetet vegël e PDK-së. Jemi u përpjekur t’i largojmë nga kjo rrugë, por janë të pandashëm. U ftuan veçmas në takim, nuk erdhën pa PDK-në. Skenari i njohur: LDK-ja dorëzon kallëzime penale, ndërsa gjyqtarët e PDK-së nxjerrin vendime dhe urdhra. Dita nisi me bllokadë në Kuvend dhe u shoqërua me kallëzime në prokurori. Këta duan të rikthehen në pushtet përmes gjykatave, jo përmes qytetarëve. Por kjo nuk do të ndodhë! Nëse nuk duan Kuvendin, atëherë le të shkojmë në zgjedhje! Mjaft është mjaft. Le të vendosin qytetarët për përbërjen e re të Kuvendit”, ka shkruar Muja në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse duket se gara për titullin kampion për pilotë…