Muja: Kosova ende nuk ka klimë të favorshme për investime

16 dhjetor 2019 | 09:21

Drejtori i “Albania Minerals”, Sahit Muja, ka shprehur interesim për të investuar në Kosovë, por thotë se duhet të përmirësohet edhe më tutje klima e biznesit, çmimi i energjisë, i derivateve dhe kamatave të bankave.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka folur edhe për investimet konkrete në “Trepçë.

“Ne jemi shumë të interesuar të investojmë dhe të marrim pjesë në tenderët publikë. Kemi institucione financiare që na kanë garantuar dy miliardë dollarë investim. ‘Trepça’ urgjentisht duhet të hyjë në punë, sepse është thesar i Evropës”, ka thënë Muja.

Ai ka thënë se në të gjitha bizneset që ai menaxhon ka të punësuar 1 200 punëtorë dhe se janë të fokusuar në fushën e mineraleve, teknologjisë së metaleve, baterive, si dhe energjisë së gjelbër.

“Klima e biznesit në Kosovë është e komplikuar, ka gjëra të mira që ofrohen, si taksat e vogla, fuqia punëtore dinamike dhe kostoja e lirë. Por, problemi madhor është korrupsioni. Po ashtu, çmimi i energjisë dhe i derivateve është shumë i lartë, kurse infrastruktura për të dalë me trena në dete nuk funksionon. Drejtësia në Kosovë nuk është në nivelet perëndimore. Kosovës i mungojnë shumë shkollat profesionale. Sistemi arsimor është shumë i dobët. Sistemi bankar në Kosovë është shumë i padrejtë, zhvatës, me kredi me kosto të larta, ndërkaq transporti ajror është nga më të shtrenjtit në botë”, ka thënë Muja.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësit e rrethanave politike kanë vlerësuar se mosarritja e marrëveshjes…