Muja mohon se më 28 nëntor është importuar energji nga Serbia
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka mohuar raportimet se më 28 nëntor Kosova ka importuar energji elektrike nga Serbia, duke theksuar se nga të dhënat e deritanishme rezulton se importi nga Serbia është më pak se 1 për qind.
Në konferencën për medie, Muja ka akuzuar qeverisjet e kaluara, duke thënë se në kohën e tyre dominonte importi nga Serbia, por jo edhe në kohën kur në qeveri ka ardhur Lëvizja Vetëvendosje.
“Në pesë vitet e fundit ajo çfarë qytetarët e Kosovës dhe ju si gazetarë duhet të informoheni e kemi një mega file të të gjtiha vlerave, shitjeve dhe kontratave të energjisë elektrike për vend dhe furnitor që nga viti 2008. Do të jetë e qasshme për ju dhe njëherë e mirë ta sqaroni dilemën dhe akuzave dhe propagandës opozitare që ne e gjykojmë që është për të mbuluar krimin, qoftë përgjegjësinë e tyre të drejtpërdrejtë në kontrata por edhe për të mbuluar dëmin politik për dëmin që ua kanë bërë qytetarëve për shkak të një politike të gabuar të energjisë elektrike që nga 2006 posaçërisht në 2008, kur morën vendim PDK-ja dhe LDK-ja privatizimin e KEDS-it, e posaçërisht nga 2013 kur projekti i tyre për furnizimin e furnitorit të energjisë elektrike mori jetë. Pikë e parë është akuza se më 28 nëntor Kosova po importon energji elektrike nga Serbia, qytetarë të nderuar kjo është e pavërtetë”, ka thënë Muja.



