Mulaj: Kosova importon edhe zallë nga Serbia, sepse dhjetëra kompanive iu humb licenca

02 shtator 2025 | 21:14

I ftuari i radhës në podcastin “Përballje me Gazin” prodhim nga Veriu.info dhe Veriu Tv, ka qenë ish ministri i Tregëtisë, Ismet Mulaj.

Ai ka folur për tema të ndryshme në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.

Mulaj ka sjellë detaje shokuese se si Kosova importon zallë nga Serbia pasi dhjetra kompanive në Kosovë iu është humb licenca psi pasi që e humbin të drejtën e vazhdimit të qirasë automatikisht e humbin edhe licencën në KPM.

“Sot janë mbi 1400 kompani që janë dalë prej tregut për shkak se ka një konflikt ligjor mes Agjencionit të Pyjeve dhe Njësisë për menaxhimin e pronës publike pasi nuk dihet se kush duhet me i nënshkru kontratat për qiradhënie të tokave të Agjencionit të Pyjeve. Sot ne importojmë zallë prej Serbisë për shkak se dhjetra kompanive në Kosovë iu është humb licenca. Ata që e humbin të drejtën e vazhdimit të qirasë automatikisht e humbin edhe licencën në KPM.” – deklaron Mulaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre të rinj kosovarë kanë vdekur në një aksident në…