Mulaomeroviqi: Duam fitore ndaj Rumanisë

22 shkurt 2019 | 16:35

Përzgjedhës i Kosovës në basketboll, Damir Mulaomeroviq ka bërë me dije se Përfaqësuesja e Kosovës synon fitoren në ndeshjen ndaj Rumanisë.

“Jam shumë i lumtur me atmosferën e shkëlqyeshme që është duke mbretëruar në Përfaqësuese. Djemtë kanë punuar me përkushtim të madh gjatë këtyre pesë ditëve dhe mund të them se për kaq ditë kemi arritur të bëjmë shumë gjëra së bashku. I kemi edhe tri ditë për tu përgatitur për këtë ndeshje të rëndësishme. Ne duam ta fitojmë këtë ndeshje. Rumania ka një ekip shumë të mirë, ata të enjten mbrëma e kanë mposhtur Maqedoninë, dhe kjo do të thotë se ata me të vërtetë kanë një skuadër të mirë. Kemi pak probleme të vogla me lëndime, por ato nuk duan justifikime, kështu që nuk jemi të fokusuar në këtë pjesë, por jemi të fokusuar në atë që të hyjmë në fushë dhe ta fitojmë ndeshjen me këta lojtarë që i kemi në dispozicion e që mendoj se e kemi një ekip mjaft të fortë”, ka thënë Mulaomeroviq.

“Të dielën basketbollistët tanë do të dëshmojnë se janë luftëtarë të vërtetë dhe shfrytëzoj rastin t’i ftoj tifozët të vijnë në numër sa më të madh të dielën në palestër, sepse me të vërtetë kemi nevojë për përkrahjen e tyre, por edhe mendoj se këta djem e meritojnë përkrahjen e të gjithëve. Po ashtu shpresoj se të dielën do të jetë një ndeshje me basketboll cilësor, sepse si ekip kemi pasur disa zhvillime dhe e kemi vendosur një standard në ekip, dhe kjo është për tu lavdëruar për një Përfaqësuese të re si Kosova”, ka deklaruar Mulaomeroviq.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa ndaj…