
Mulhaxha-Kollçaku: Mbetet vetëm një zgjidhje, sovrani përsëri të flasë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku pak orë para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ia ka përmendur përsëri zgjedhjet e jashtëzakonshme LDK-së nëse nuk arrihet një marrëveshje.
“Nuk ka më kthim prapa, sepse Lëvizja është fituese dhe do të jetë edhe për shumë vite në të ardhmen. Pra, është koha për ata që ia duan të mirën vendit dhe qytetarëve të tij, ata që thirren në ndryshim, t’i bashkëngjiten këtij projekti. Nëse dikush dyshon në këtë, atëherë mbetet vetëm një zgjidhje, që sovrani përsëri të flasë dhe ta dëshmojë këtë më së miri”, ka shkruar Kollçaku.
Postimi i plotë i saj:
Lëvizja VETËVENDOSJE! për këto pesëmbëdhjetë vite kaloi shumë sfida, fillimisht, jashtë institucioneve dhe pastaj edhe brenda. VETËVENDOSJE! ishte gjithmonë aty ku duhej të mbrohej interesi i qytetarëve.
Pra, ishte një opozitë konsekuente, një komunitet i njerëzve që refuzonte të përkulej. Por sot, ka ardhë koha e Albinit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila gjithë këto vite shënoi vetëm rritje.
Nuk ka më kthim prapa, sepse Lëvizja është fituese dhe do të jetë edhe për shumë vite në të ardhmen. Pra, është koha për ata që ia duan të mirën vendit dhe qytetarëve të tij, ata që thirren në ndryshim, t’i bashkëngjiten këtij projekti.
Nëse dikush dyshon në këtë, atëherë mbetet vetëm një zgjidhje, që sovrani përsëri të flasë dhe ta dëshmojë këtë më së miri.
Ne jemi të gatshëm me qeverisë me vendin, E JU?