Muller, Hummels dhe Boateng, afër rikthimit te Gjermania
Vendimi për të lënë jashtë emra si Thomas Muller, Matts Hummels dhe Jerome Boateng nga Kombëtarja e Gjermanisë ka shkaktuar shumë bujë dhe polemika prej kohësh.
Paraqitjet fantastike të Mullerit me Bayernin, por edhe të Boatengut e Hummelsit, kanë bërë që tifozët dhe shtypi të ushtrojnë shumë presion te trajneri Low.
Gjermania ka qenë shumë e dobët në repartin e mbrojtjes, me “Pancerat” që u mposhtën 6-0 nga Spanja, që ishte edhe pika më e ulët e tyre në gjithë këto vite. Rikthimi i treshes Hummels-Boateng-Muller duket një domosdoshmëri tashmë dhe Low ka folur në lidhje me këtë temë së fundmi.
Trajneri i kombëtares është shprehur për “Sky” se po e mendon seriozisht rikthimin e gardës së vjetër dhe në muajin maj do të ketë një vendim final. Mediat raportojnë se të tre lojtarët do të rikthehen në kombëtare dhe do të jenë të gatshëm për Evropianin që zhvillohet këtë verë.