Muller: Mane më tha të mos ia pasojë topin Lewandowskit

13 shtator 2022 | 11:35

Thomas Muller do të jetë sërish në fushë me Robert Lewandowski në Ligën e Kampionëve, megjithatë, këtë herë ata nuk do të veshin të njëjtën fanellë.

Pikërisht ky fakt po krijon disa batuta në seancat stërvitore të Bayern Munichut përpara ndeshjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, siç e bëri të qartë gjermani, shkruan Marca.

“Mane më ka thënë me shaka gjatë 10 ditëve të fundit që të kem kujdes që të mos ia pasojë topin aksidentalisht Lewandowskit”, deklaroi Muller në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë dhe të mos fokusohemi shumë te Lewy. Lidhja jonë në fushë u zhvillua me kalimin e viteve. Por tani ne kemi shumë lojtarë fleksibël përpara dhe nuk e kemi atë njeri të caktuar. Kundërshtarët nuk e dinë se kush është sulmuesi fiks, por ne duhet ta bëjmë të funksionojë”, ka deklaruar Muller.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është e famshme për format e saj trupore bombastike…