“Mulleri do ta mbyll karrierën në Bayern Munich”

11 prill 2022 | 14:40

Thomas Muller do ta mbyll karrierën në Bayern Munich, sipas presidentit të klubit, Herber Hainer.

Muller ka kontratë me Bayern deri në vitin 2023, por ai do të vazhdojë edhe më tutje me ekipin gjerman.

“Jam plotësisht i bindur se Muller i përket Bayernit. Ai do të mbyll karrierën e tij këtu”, ishin fjalët e tij për “Br24sport”.

Gjermani këtë sezon ka 40 paraqitje në të gjitha garat për “Bavarezët, ku ka shënuar 12 gola dhe dhuruar 22 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpara ndeshjes së kthimit në kuadër të çerekfinales së Ligës…