Mulleri kërkon të largohet nga Bayerni

09 tetor 2019 | 11:01

Thomas Muller, një legjendë e Bayernit dhe futbollit gjerman, mund të largohet nga klubi me 21 trofe të fituar duke luajtur 495 ndeshje dhe ka shënuar 186 gola 20 vjet sa ishte pjesë e ‘Bavarezëve’.

Bild nën kujdesin e “ekskluzivitetit” shkruan se Muller ka kërkuar zyrtarisht të largohet nga klubi, simboli i të cilit është dhe për të cilin ka luajtur më gjatë se kushdo në histori. Muller ishte i bindur se do të qëndronte në Bayern deri në fund të kontratës së tij, në verën e vitit 2021, por tani ka mbaruar gjithçka.

“Niko Kovaq e degradoi në mesin e rezervave (ai i dha vetëm 66 minuta në pesë ndeshjet e fundit), por trajneri në të vërtetë  i dha fund gjithçkaje me një deklaratë të bërë gjatë fundjavës: ‘Nëse ne nuk do të kemi lojtar, me siguri Muller do të marrë minuta’. Kjo ishte ‘gozhda e fundit në arkivolin’ e Muller te Bayern dhe një konfirmim që ylli i klubit ishte fundosur.

Muller është veçanërisht i zhgënjyer nga kjo marrëdhënie sepse ai ka refuzuar oferta nga ekipe të mëdha në katër vitet e fundit për të qëndruar në Bayern.

Manchester United i ofroi 100 milionë euro në verën e vitit 2015. Një vit më vonë, Arsenali e donte atë. Vitin e kaluar Liverpool e donte atë, dhe këtë verë Inter. Dhe pasi i falënderoi të gjithë, klubi i jetës së tij e ‘tradhtoi’.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun…