
Mulleri sfidon Mbappen: Jemi gati!
03 mars 2023
| 13:06
Veterani i Bayern Munchen, Thomas Muller ka folur për sfidën e kthimit kundër PSG-së duke u ndalur te Kylian Mbappe dhe impakti që pritet të ketë ylli francez në ndeshjen kthyese.
“Kur u fut në fushë tregoi menjëherë cilësitë e tij. Realiteti është që nuk duhet ta humbasin asnjë moment nga shikimi, por fakt është gjithashtu se rastin e vetëm që pati ishte kur shënoi golin në pozicion jashtë loje. Një lojtari si ai është gjendet gjithnjë në vendin e duhur për të shënuar, absolutisht është një rrezik konstant, mbase nga lojtarët e vetëm që mund të bëjë diferencën, por në Munchen ne do të bëjmë lojën tonë, jemi të gjithë gati”, ka thënë Muller.