Mund të protestohet, por vendimi i Kushtetueses duhet pranuar dhe zbatuar

30 maj 2020 | 08:00

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD-së), Visar Ymeri, e ka quajtur të qëlluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka nxjerrë vendimin se dekreti i presidentit për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër është në përputhje me Kushtetutën.

“Gjykata Kushtetuese ka qenë mjaft kreative në arsyetimin që e ka bërë. Në bazë të materialit që e ka publikuar mbrëmë, goxha mirë e arsyeton vendimin e vet, të cilit i referohet vitit 2014”, ka thënë Ymeri.

Ymeri në Edicionin Special në Klan Kosova ka thënë se, megjithatë, Kushtetuesja me këtë vendim ka tejkaluar kompetencat e veta. “Ka shkuar përtej shqyrtimit të kushtetueshmërisë së dekretit të Thaçit për emërimin e Hotit për kryeministër. Mirëpo, ka edhe mbështetje në rendin kushtetues, por në disa gjëra pak edhe e ka tejkaluar kompetencën e vet”, ka shprehur mendimin Ymeri.

Pavarësish prej pakënaqësive që mund të ketë, Ymeri vlerëson se, megjithatë, Vetëvendosja duhet ta zbatojë vendimin e Kushtetueses. “Edhe nëse nuk e pranon këtë aktgjykim, duhet ta zbatojë, pasi s’ka rrugë tjetër. Është plotësisht legjitime që ata që janë të pakënaqur të protestojë kundër kësaj qeverie dhe të kërkojnë zgjedhje. Në parim, protestat janë të mira, kur ka kërkesa të drejta dhe progresive. LV-ja ka të drejtë ta manifestojë pakënaqësinë e vet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Ymeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KLIKO KËTU /PDF/ Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Shpëtim Robaj”…