
Mundësit Egzon Shala i miratohet bursa Olimpike
Mundësi Egzon Shala ka marrë një lajm të mirë nga Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Atij i është miratuar kërkesa e Komitetit Olimpik të Kosovës për t’iu dhënë bursa Olimpike “Tokio 2020”, në vend të karateistit Alvin Karaqi, të cilit i ishte ndërprerë bursa, pasi i njëjti vendosi të përfaqësojë një shtet tjetër.
Egzon Shala ka fituar normën Olimpike “Tokio 2020” në kategorinë -125 kilogramë të mundjes, e cila i është konfirmuar në muajin shkurt 2020.
29-vjeçari do të përfitojë 350 dollarë në muaj nga SO i KON-it, ndërsa vendimi do të hyjë në fuqi më 1 maj 2020, edhe pse KOK-u kishte kërkuar që kjo t’i mundësohet nga 1 janari 2020. Bursa Olimpike nga SO i KON-it dhe nga KOK-u marrin 18 sportistë elitarë.
(V.Z / Epoka e re)