Mungesa e Hotit në mbledhjen e LDK-së, deklarohet Mustafa: Ka pasur një obligim, ka njoftuar me kohë

10 prill 2025 | 15:15

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur mbledhjen e parë të grupit parlamentar të LDK-së, me deputetët e rinj të zgjedhur.

Për këtë takim  ka njoftuar vetë i pari i kësaj partie Lumir Abdixhiku.

Megjithatë, vëmendje nga kjo mbledhje ka marrë mungesa e ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili s’ka marrë pjesë fare në takim.

Për këtë, është deklaruar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka deklaruar se Hoti ka njoftuar me kohë mungesën për shkak të një obligimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në çdo shtet dhe në çdo qendër më të madhe…