Mungesa e Kuvendit fut institucionet e mbikëqyrjes në krizë
02 dhjetor 2025
| 20:30
Dhjetëra borde dhe agjenci kyç në Kosovë po funksionojnë me boshllëqe, ose janë pothuajse të paralizuara, për shkak të Kuvendit jofunksional që prej zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Mungesa e kuorumit ka bllokuar vendimmarrjen në institucione si KPM-ja, RTK-ja, dhe agjencitë rregullative.



