Mungesa e parkingjeve mbetet sfidë për personat me aftësi të kufizuara

23 korrik 2021 | 15:18

Handikosi ka lansuar të premten videon vetëdijësuese rreth parkingjeve të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara nëpër hapësira publike, gjë që nuk po respektohet siç duhet.

Mungesa e parkingjeve vazhdon të mbetet sfidë për personat me aftësi të kufizuara, por edhe më sfidë është uzurpimi i atyre që janë, nga qytetarë të papërgjegjshëm.

Handikosi ka publikuar një film të metrazhit të shkurtër, i realizuar mbi një ngjarje të vërtetë, i cili pasqyron përditëshmërinë e një personi me aftësi të kufizuar në rrugë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrin fund burokracitë, Jadon Sancho është lojtari më i ri…