“Mungesa e planeve rregullative dhe hartave zonale, po dëmton zhvillimin ekonomik”

04 nëntor 2023 | 11:30

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, me anë të një komunikate për medie ka reaguar lidhur me mungesën e planeve rregullative dhe hartave zonale. Sipas kësaj lidhje, kjo mungesë po e demonton zhvillimin ekomomik.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, kërkon urgjentisht që të zbatohet ligji në fuqi, si dhe të shmanget burokracia ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror

Komunikatë e plotë nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës:

Mungesa e planeve rregullative dhe hartave zonale, po dëmton zhvillimin ekonomik
Shoqata e Ndertimtarëve, në kuadër të Lidhjes se Bizneseve të Kosovës, ka pranuar shqetësime të shumta nga anëtarësia e saj rreth mungesës dhe implementimit të planeve zhvillimore, rregullative dhe miratimin e hartave zonale në nivelet lokale.
Si rezultat i mungesës së miratimit të këtyre planeve zhvillimore, rregullative dhe hartave zonale ka ngecur ndërtimi i objekteve të larta në shumë komuna (por edhe investime të tjera në sektorë të ndryshëm, si për shembull në energjinë e rinovueshme ku ka një diskrepancë mes ligjeve në fuqi dhe kërkesave të tregut dhe ku kërkohet që të gjitha projektet e energjisë të jenë të parapara me Planin Zhvillimor Urban).
Stërzgjatja dhe burokracia e cila dominon në nivelin lokal dhe atë qendror, ka prodhuar probleme të njëpasnjëshme, themi një domino efekt në tregun ndërtimor dhe në investimet e huaja kapitale.
Duke pasur parasysh lëvizjen e fuqisë punëtore nga tregu i Kosovës, sektori i ndërtimtarisë është më i prekuri, ku në dritën e kësaj, ky sektor ka probleme ekzistenciale. Gjithashtu, mosmiratimi i planeve rregullative dhe hartave zonale, përbën problem serioz në këtë treg. Kur këto dy probleme paraqiten në treg, atëherë kurba e ofertës dhe kërkesës marrin diskrepancë të madhe.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon urgjentisht që të zbatohet ligji në fuqi, kërkon që të shmanget burokracia ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror.
Ju faleminderit,
Lidhja e Bizneseve të Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Safet Gërxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike (OEK) ka bërë thirrje…