Mungesa e trotuareve sfidë për prindërit, Uran Ismaili premton 450 km trotuare të reja (video)

22 gusht 2025 | 16:45

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot ka dalë në terren bashkë me një numër të madh prindërish që kishin me vete fëmijët e tyre në karroca. Ata ecën përgjatë rrugës “Bajram Kelmendi” në qendër të qytetit, për të treguar nga afër se sa e vështirë është lëvizja për shkak të mungesës së trotuareve dhe bllokimit të tyre nga veturat.

Ismaili tha se vetëm 20% e rrugëve në Prishtinë kanë trotuare, duke e bërë pothuajse të pamundur ecjen e sigurt për prindërit me fëmijë. Ai theksoi se një prej prioriteteve të tij do të jetë ndërtimi i 450 kilometrave të reja të trotuareve dhe zgjerimi i atyre ekzistuese, në mënyrë që qytetarët të kenë një rrjet funksional për lëvizje pa pengesa.

“Kjo është një prej çështjeve më serioze që duhet të zgjidhet. Trotuaret nuk janë për parkim veturash, por për njerëz. Ne duhet t’i lirojmë ato njëherë e përgjithmonë dhe t’i kthejmë për këmbësorët”, tha Ismaili.

Ai shtoi se për këto zgjidhje ka buxhet, plane dhe ekipe të gatshme, ndërsa ajo që nevojitet është vetëm vullneti për t’i realizuar sa më shpejt.

Edhe prindërit dhe gjyshërit që morën pjesë në këtë aktivitet ndanë vështirësitë e tyre të përditshme. Një nënë tha: “Është jashtëzakonisht sfidë me dalë në trotuare, sepse i sheh të gjitha rreziqet dhe krejt vështirësitë që dalin rrugës. Shumë shpesh zgjedh mos me dalë hiç.”

Ndërkohë, një gjysh i pranishëm shtoi: “Ka nevojë për ndryshim në organizimin dhe menaxhimin e trotuareve. Edhe aty ku ka, ato janë të bllokuara me vetura. Edhe pse jetoj 100 metra nga këtu, më deshën 10 minuta me ardhë me karrocë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Të dashur miq, në këto zgjedhje kemi mundësinë të zgjedhim…