
Mungesë e librave të statistikave në Fakultetin e Filologjisë, kryesuesit e vendvotimeve shkruajnë në fletë të bardha
12 tetor 2025
| 09:19
Në Fakultetin e Filologjisë, qendrës së votimit me numër 1906, të gjitha vendvotimet kanë pasur mungesë të librit të statistikave.
Për këtë është dashur që të gjindet alternativ dhe kryesuesit e vendvotime statistikat i shkruajnë në fletë të bardha.
Kështu ka njoftuar për kp, kryesuesi i kësaj qendre, Emanuel Gjolekaj i cili më tej tha se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë.
Fakulteti i Filologjisë i ka nëntë vendvotime dhe llogaritet të jetë ndër qendrat më të mëdha të votimit në Prishtinë.
Në gjithë kryeqytetin të drejtë vote kanë mbi 224 mijë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës.