Mungojnë Bislimi dhe Lushtaku, shtyhet seanca për përleshjen në Kuvend

03 prill 2024 | 14:14

Të mekurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë është shtyrë seanca për përleshjen fizike që kishte ndodhur në Kuvendin e Kosovës më 13 korrik të vitit të kaluar.

Arsyeja e shtyrjes së seancës ishte mungesa e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimit dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtakut – dy akterët kryesorë të katrahurës së krijuar në Kuvend vitin e kaluar.

Në seancën në fjalë ishin të pranishëm vetëm deputetët e PDK-së, Hajdar Beqa dhe Bekim Haxhiu.

Sipas aktakuzës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi akuzohet se gjatë seancës plenare të 13 korrikut 2023, ka përdorur forcë fizike kundër tani të dëmtuarit deputetit të PDK-së, Mergim Lushtaku, pasi ky i fundit i kishte hedhur ujë Bislimit.

Sipas Prokurorisë, Lushtaku këtë e kishte bërë në shenjë revolte pasi i akuzuari Bislimi paraprakisht e kishte hequr një foto të kryeministrit Albin Kurtit të paraqitur në formë të “Pinokios”, e vendosur paraprakisht nga disa deputetë.

Me ketë, Bislimi akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”, sipas nenit 184 të Kodit Penal.

Në anën tjetër sipas aktakuzës, Lushtaku është duke u akuzuar se ka përdorur forcë fizike ndaj Bislimit.

Me këtë, Lushtaku akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” sipas nenit 184, të Kodit Penal.

Kurse, Beqa është duke u akuzuar se ka përdorur forcë fizike kundër ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

Me këtë, Beqa është duke u akuzuar ka kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184, të Kodit Penal.

Ndërsa  Bekim Haxhiu, akuzohet se në seancën e Kuvendit, në të njëjtën datë, kishte përdorur forcë fizike, ndaj ministrit Murati, raporton “AP”.

Me këto veprime, Haxhiu akuzohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, sipas nenit 185, të Kodit Penal.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Mallorcas është duke u përgatitur për finalen e…