Mungon vetëm zyrtarizimi për shkarkimin e Santosit

13 shtator 2023 | 16:26

Pas humbjes në Tiranë ndaj Shqipërisë, shkarkimi i Fernando Santos duket thjeshtë një formalitet. Gjatë shtatë muajve të mandatit të tij si trajner i kombëtares polake, portugezi nuk mundi të binte si në lojë ashtu dhe në rezultate.

Kontrata e Santos ishte e vlefshme të paktën deri në përfundim të raundeve kualifikuese, ndaj nëse do të zgjidhej kontrata , do t’i duhej të paguhej një shumë e konsiderueshme largimi.

Megjithatë, siç raporton “Przegląd Sportowy”, avokatët e trajnerit aktual kanë pranuar kushtet e Federatës Polake të Futbollit.

“Një luftë e ashpër”, e quan gazeta. Në orët në vijim pritet një njoftim zyrtar për shkarkimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Advullah Hoti, ka reaguar një ditë para…