
Munishi, afër marrëveshjes me Dukagjinin
04 qershor 2024
| 11:27
Skuadra e Dukagjinit pritet të bëhet me trajner të ri së shpejti. Burime të “Klankosova.tv” marrin vesh se Ismet Munishi do të jetë kryetrajner i Dukagjinit.
Munishi dhe klubi nga Klina janë marrë vesh për kontratën dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet së shpejti. Ndryshe, Dukagjini i ndau rrugët me trajnerin e deritanishëm Armend Dallku, pas një bashkëpunimi katërvjeçar.
Klinasit në sezonin e shkuar u pozicionuan në vendin e shtatë duke grumbulluar 45 pikë.